Të gjithë pjestarët në burg, e shkuara kriminale e familjes së Azgan Mernices

Detaje të reja dalin në dritë për të shkuarën e familjes së Azgan Mernica, autorit që ekzekutoi në sy të të ëmës efektivin e “Shqiponjave”.
Sipas informacioneve  të dy vëllezërit dhe babai i 23-vjecarit ndodhen në burg.
Njëri vëlla është i dënuar për masakrimin me thikë të Florian Selimit, vëllai tjetër është arrestuar në Gjermani, ndërsa babai ndodhet në burg për vrasjen e kunatit. Ky i fundit është i dënuar me 20 vite burg.
Policia e Fierit dhe RENEA dyshojnë  se Azgan Mernica fshihet në zonen e Apolonise se Fierit dhe Havaleas. Gjithashtu i riu ka armën e krimit me vete.

Burimi