Te Juventus tashmë janë të gjithë të rrezikuar, jo vetëm Allegri

Juventus nuk mund të gjejë paqe. Shumë gabime që nga fillimi i sezonit, shumë thashetheme që duan që allegri të largohet nga Torino.

Në prag të derbit janë të gjitha bazat për të pritur një përmbysje në ndeshjen më të pritur nga tifozët. Megjithatë, ambientet nuk janë inkurajuese. Përballja mes Allegrit dhe një pjese të grupit, nuk ishte një shenjë e mirë mes trajnerit dhe ekipit.

Ekipi ankohet se në dhomat e zhveshjes Allegri flet shumë pak dhe nuk jep indikacionet e sakta për lojën, duke krijuar shumë konfuzion mes reparteve. CEO i klubit, kushuriri i Agnelli, po lodhet duke parë humbje ekonomike, rezultate negative etj, dhe kështu sipas “Corriere dello Sport”, thuhet se asnjë nuk është i sigurt në klub, askush nuk është i paprekshëm./h.ll/abcnews.al

Lexo me shume