Të na rrojnë indianët e Kurveleshit!

Nga Auron Tare
Kur ngjitesh përpjetë majës së rrugës për të dalë në pllajën e Kurveleshit, mund të shikosh anës së rrugës një grup me punëtorë që punojnë përditë duke hedhur beton në armatura.
Ndalova për ti pyetur. Janë indianë që punojnë ne mirmbajtjen e rrugës.  Lebërit e Kurveleshit nuk njihen si punëtorë te shkëlqyer. Gjithmonë si barinj, ushtarakë apo xhandarë.
Por që të sillnin indianë për punë ne këto male nuk ishte dëgjuar ndonjëherë. Ja që e arritëm edhe këtë ditë. Dikur kur pinin shëndete ne gostira gota e parë pihej për Komandantin. Tani besoj dollia e parë do jetë. Të na rrojnë indianët!

 

Burimi