Të shtëna me armë zjarri në Selanik, plagosen dy emigrantë

Dy emigrantë kanë mbetur të plagosur në Selanik. Ngjarja ndodhi pas një sherri banal në orët e para të mëngjesit. Siç raportojnë mediet vendase, sherri mes ty emigrantëve agravoi deri në përdorimin e armëve të zjarrit. Dy të huajt u konfliktuan në rrugën Konstantinoupoleos në Dendropotamos.

Mësohet se njëri nga dy emigrantët, 27-vjeç është lënduar në shpinë, ndërsa tjetri 25 vjeç është lënduar në këmbë nga të shtënat. Dy emigrantët janë dërguar në spitalet e Selanikut ( ACHEPA dhe G. Gennimatas), ku po marrin ndihmë mjekësore.

Policia greke po heton për zbardhjen rrethanave të ngjarjes.

Lexo me shume