Të shtënat me armë/ Arrestohet i riu në Bulqizë, akuzohet se ndihmoi “të fortin” të arratiset_66432b94eda1e.jpeg

Të shtënat me armë/ Arrestohet i riu në Bulqizë, akuzohet se ndihmoi “të fortin” të arratiset

Një person është në pranga lidhur me të shtënat me armë zjarri të ndodhura pasditen e djeshme (13 Maj) në Bulqzië.  Në pranga u vu Xhoni Sollaku, i cili akuzohet se autorin e shtënave Fadil Ternova.
“Në vijim të veprimeve, është bërë arrestimi i  shtetasit Xh.S., 20 vjeç, banues në Bulqizë, i cili ka ndihmuar autorin shetasin F.T., për tu larguar nga vendngjarja”, njoftoi policia.
Të shtënat
Ndërkohë, në kërkim është shpallur Fadil Tërnova. Ngjarja u regjistrua rreth orës 17:30 të pasdites së të hënës në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë, në afërsi të një karburanti.
Burime bëjnë me dije se Fadil Ternova ka qëlluar me armë ndaj automjetit të Afrim Peti.
Dyshohet se Ternova dhe Peti janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për arsye të cilat ende nuk dihen, teksa më pas, Fadil Ternova ka nxjerrë automatikun dhe ka qëlluar me breshëri ndaj mjetit të ndaluar të Petit. Automjeti ishte në përdorim nga Afrim Peti, por në pronësi të një personi tjetër. Nga ngjarja nuk pati viktima apo të lënduar.
E kaluara
Për herë të fundit, emri i Tërnovës në raportimet e kronikës së zezë del në korrik të katër viteve më parë, kur u arrestua në bodrumin e banësës në Vajkal të Bulqizës, si person i shpallur në kërkim në kuadër të një vendimi të gjykatës së Dibrës në 2018-ën, që kishte caktuar ndaj tij masën e arrestit në burg në mungesë për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Kanosje për të mos kallëzuar krimin” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Gjatë operacionit të kryer nga forcat speciale RENEA, në banesë u gjet dhe sekuestrua një pistoletë tip “Glock” për të cilën Tërnova u akuzua se e mbante pa leje dhe fishekë luftarak.
“Shtetasi Fadil Tërnova është person me rrezikshmëri të theksuar kriminale. I dënuar për vrasjen e shtetasit Sh.Sh., në vitin 2013, në qytetin e Bulqizës, i arrestuar e dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, si dhe i proceduar disa herë për vepra të ndryshme penale kundër personit si “Përndjekja”, “Kanosja”, “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publik’’ dhe “Shkatërrim i pronës’’. Gjithashtu ky shtetas dyshohet se është organizator dhe autor kryesor për disa raste të ndodhura më parë për “Shtrëngim për dhënie pasurie””, përshkruhej Tërnova nga policia, i cili ka marrë etiketimin edhe si “i forti i Bulqizës”.
Vrasja
Ngjarja më e rëndë me protagonist Fadil Tërnovën regjistrohet në qendër të Bulqizës më 19 prill 2013.
Vëllezërit Fadil dhe Luan Tërnova janë grindur me vëllezërit Shefqet e Vehap Shehu, 41 e 38 vjeç.
Sipas hetimeve të prokurorisë së kohës: Fillimisht ata u grindën me fjalë dhe ngritën zërin ndaj njëri-tjetrit. U shanë dhe nisën të përleshen fizikisht. Gjendja u përkeqësua dhe Fadil Tërnova doli nga lokali, dhe pasi nxori nga makina një armë tip pistoletë, duke qëlluar mbi vëllezërit Shefqet e Vehap Shehu. Shefqet Shehu humbi jetën në vend. Fadil Tërnova u arrestuar shtatorin e vitit 2015.
Më 11 dhjetor 2017 Fadil Ternova i ka shpëtuar një atentati me armë zjarri në aksin Bulqizë-Peshkopi. Në vendin e quajtur Peladhi, ai u  qëllua me armë zjarri teksa lëvizte me një automjeti tip “Land Rover”, ngjarje që u dyshua se kishte lidhje me vrasjen e 2013-ës.

Burimi