Të shtënat me armë në Shkodër, identifikohet autori dhe dy vëllezërit që ishin shënjestra

Kristian Fermosi është autori që qëlloi mbrëmjen e djeshme me armë zjarri drejt dy vëllezërve të identifikuar si Ardian dhe David Kiri, të cilët po lëviznin me mjetin e tyre të tipit ‘Touareg’.

Ngjarja ndodhi mbrëmë në lagjen “Skënderbeg”, rreth orës 23:00, ku pas një konflikti të çastit mes tyre, Kristian Fermosi ka qëlluar me armë zjarri drejt makinës së dy vëllezërve Kiri.
Fatmirësisht nuk pati të lënduar, por vetëm dëme ndaj mjetit ‘Touareg’ me targa angleze.

Plumbat kanë devijuar edhe në krahun tjetër të rrugës duke dëmtuar edhe një tjetër automjet të parkuar.
Autori, pasi ka shtënë me armë zjarri është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ende nuk është kapur. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të saj dhe kapjen e autorit.

Top ChannelLexo me shume