Të shtënat në Bulqizë, sherri nisi në karburant – Detajet_664278472f125.jpeg

Të shtënat në Bulqizë, sherri nisi në karburant – Detajet

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e regjistruar rreth orës 17:30 të pasdites së kësaj të hëne në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë, ku një person qëlloi me armë zjarri drejt një automjeti të parkuar.
Burime bëjnë me dije se autori është Fadil Ternova, i cili ka qëlluar me armë ndaj automjetit të Afrim Peti. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një karburanti në rrugën e Arbrit.
Ternova dhe Peti janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për arsye të cilat ende nuk dihen, teksa më pas, Fadil Ternova ka nxjerrë automatikun dhe ka qëlluar me breshëri ndaj mjetit të ndaluar të Petit.
Automjeti ishte në përdorim nga Afrim Peti, por në pronësi të një personi tjetër. Fatmirësisht nga ngjarja nuk pati viktima apo të lënduar, ndërsa policia është vënë tashmë në kërkim të autorit.
“Rreth orës 17.30, në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë, shtetasi F.T., dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të parkuar, në pronësi të shtetasit A.P. Nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar. Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe ato të Komisariatit Bulqizë, po kontrollojnë zonën me qëllim kapjen e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia lidhur me ngjarjen.

Burimi