Tedi Blushi: Nuk do ta lëmë Erion Veliajn të bëjë gjumin e qetë deri sa të japë llogari për të gjitha krimet_663a11b7e8b6d.jpeg

Tedi Blushi: Nuk do ta lëmë Erion Veliajn të bëjë gjumin e qetë deri sa të japë llogari për të gjitha krimet

Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi ka theksuar se qytetarët protestojnë para Bashkisë së Tiranës pasi çdo ditë vuajnë në kurrizin e tyre pasojat e keqqeverisjes që është kthyer në model dhe simbol të korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjithë Europën.
“Jemi këtu për të çliruar Bashkinë e Tiranës nga kthetrat e krimit të organizuar nga mafia e inceneratorëve e cila thotë që nuk djeg vetëm paratë tuaja por edhe të ardhmen e këtij qyteti. Nuk do ta lëmë Erion Veliajn ta bëjë gjumin e qetë deri ditën që do të japë llogari një më një për të gjitha krimet që i ka bërë qytetarëve të Tiranës për të gjitha krimet që i ka bërë Tiranës dhe deri ditën kur ai t’ju kthejë qytetarëve të kryeqytetit edhe qindarkën e fundit që iu ka vjedhur qytetarëve”, u shpreh Blushi.
Blushi: “Prej kohësh jemi këtu sepse jemi njerëz të lirë, ndryshe nga çfarë mendon ky mendon ky derri i bashkisë që i detyron këta qytetarë ti thonë dajë këtij mafiozi krimineli këtij kryehajduti i cili prej kohësh duhet të ishte prapa hekurave. Protestojmë sot në emër të mijëra e mijëra qytetarëve të cilët çdo ditë vuajnë në kurrizin e tyre pasojat e keqqeverisjes që është kthyer në model dhe simbol të korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjithë Europën.
Jemi këtu për të çliruar Bashkinë e Tiranës nga kthetrat e krimit të organizuar nga mafia e inceneratorëve e cila thotë që nuk djeg vetëm paratë tuaja por edhe të ardhmen e këtij qyteti.
Nuk do ta lëmë Erion Veliajn ta bëjë gjumin e qetë deri ditën që do të japë llogari një më një për të gjitha krimet që i ka bërë qytetarëve të Tiranës për të gjitha krimet që i ka bërë Tiranës dhe deri ditën kur ai t’ju kthejë qytetarëve të kryeqytetit edhe qindarkën e fundit që iu ka vjedhur qytetarëve”.

Burimi