“Teknologjia na lejoi të gjenim Asanin”: Sylvinho zbulon sekretet e Shqipërisë për O’Gol_663deec1277ea.jpeg

“Teknologjia na lejoi të gjenim Asanin”: Sylvinho zbulon sekretet e Shqipërisë për O’Gol

Algoritimi, ose më saktë databaza me të cilën është duke punuar Federata Shqiptare e Futbollit, ishte evidentuar edhe më parë nga shefi i departamentit të skautëve të kombëtares Alarico Rossi, e tani në vëmendje e kthen edhe tekniku Sylvinho. Trajneri i kuqezinjve ka dhënë një intervistë për median braziliane “O’GOL” ku ka komentuar suksesin e arritur nga Kombëtarja e Shqipërisë. Në edicionin e fundit kualifikues të Europianit, kuqezinjtë janë renditur në vendin e parë në Grupin E duke u kualifikuar në finalet e “Gjermani 2024”.
SI U ZBULUA ASANI?
Sylvio Mendes Campos Júnior konstatoi se është bërë një punë e madhe përmes databazës së të dhënave në FSHF. Tekniku brazilian zbuloi edhe se përmes teknologjisë u zbulua sulmuesi Jasir Asani. Majtoshi ishte impresionues në këtë fushatë me golat e tij spektakolarë dhe vendimtar në kualifikuese. “Sekreti është te interpretimi i të dhënave. Databaza e të dhënave është e mrekullueshme. Teknologjia na ndihmon shumë. Të gjithë ne që punojmë në futboll duhet të jemi të përgatitur për të interpretuar të dhënat dhe gjërat janë bërë më të thjeshta. Nga vjen, si vjen, kush është kundërshtari, çfarë ndodhi, si ndodhi? Filtrojmë të dhënat dhe pastaj nisim punën në fushë”, tha fillimisht Sylvinho.
Lexo më tej: Video/ Sylvinho bëhet shqiptar, Rama përsërit ‘adetin’: lojtarët e kombëtares me pasaportë diplomatike
GABIMET QË DUHEN EVITUAR
Analiza e teknikut vijon me mënyrën e punës së futbollistëve në një ekip Kombëtar. Sylvinho sidoqoftë thotë se duhet të pasur kujdes për të shmangur gabimet. “Të paktën gjysma e lojtarëve i nënshtrohet një procesi kontrolli nëpërmjet videove. Duhet të jesh shumë i saktë dhe të kuptosh se çfarë thuhet: ‘E di që skuadra jote luan në këtë mënyrë, trajneri juaj ju kërkon këto gjëra’. Prandaj ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm për të shmangur gabimet. Ne tregojmë kujdes që të mos hyjmë në metodologjinë e punëve të tjera. Dhe futbollisti duhet të kuptojë që ju e dini se çfarë ndodh me të në anën tjetër. Është komplekse, është punë e vështirë, por kjo është mënyra se si e gjen veten në një ekip Kombëtar”, – përfundoi Sylvinho.

Burimi