Telefonuesi i vë ‘pikën’ me deklaratën: Do kthehesh e do qash aty te guri

Për shprehjen “guri i rëndë në vend të vet”, perceptimet janë të ndryshme, por deri më tani telefonuesit në “Aldo Morning Show” në Tv Klan e kanë lidhur me emigrimin. Pasuria, shkollimi, një jetesë më e mirë apo mundësitë e reja janë cekur si aspekte të temës, ndërsa telefonata e fundit sjell një këndvështrim tjetër. Fitimi thotë se shprehja nuk ka lidhje me pasurinë, por me mallin për vendin tënd.

Fitim: Është një temë shumë prekëse, jam shumë nostalgjik. Disa i dëgjova, por nuk jam pro. Guri i rëndë në vend të vet simbolizon mallin që ke për vendin, nuk ka lidhje me pasurinë.

Aldo: Okej.

Fitim: Disa e trajtojnë këtë çështje me pasurinë, jo ke lekë, jo s’ke lekë, jo bën qeveria, jo s’bën qeveria. Ta kesh shtëpinë në majë të malit, kur të ikësh atje në Amerikë, do kthehesh e do qash aty te guri.

Aldo: Domethënë është malli, këtë po thua?

Fitim: Është malli, ka ngelur e vjetër kjo punë, kanë ikur e kanë thënë guri i rëndë në vend të vet për mallin.

Aldo: Pra, si shprehje ne e kemi përkthyer gabim, këtë po thua?

Fitim: Ajo është. Për të shuar mallin që ke për vendin, nuk ka lidhje me pasurinë.

Aldo: E vërtetë./tvklan.al

Lexo me shume