Telenovela vazhdon, në skenë hyn nëna e Mbappes

Nga Franca vijojnë të vijnë informacione për situatën që po përjeton Kylian MbappE te PSG. L’Equipe publikoi informacione në të cilat u sigurua se qëndrimi i Mbappe nuk pëlqehej brenda klubit. Sipas mediumit francez, sulmuesi është gjithnjë e më i izoluar në dhomat e zhveshjes pariziene.

Nisur nga ky informacion, një përgjigje nga një tifoz që mbronte Kylian dhe u sigurua se “po bëhet një fushatë shpifjeje për ta shtyrë Mbappen të largohet” pati mbështetjen e nënës së futbollistit. Lamari Fayza ndau mesazhin në të cilin PSG akuzohej se kërkon të diskreditonte djalin e saj.


Të gjitha informacionet që kanë dalë ditët e fundit në Francë kanë shqetësuar nënën e futbollistit. Tani për tani, Kylian vazhdon të shënojë gola me PSG-në, siç u pa edhe ndaj Benfica-s, ku ishte edhe një herë më i miri në skuadër. Pasi u bë golashënuesi më i mirë i skuadrës pariziene në Ligën e Kampionëve, ai tashmë do të tentojë të vërtetojë kalimin në 1/16 si i pari në grup. /G.D abcnews.al/

Lexo me shume