Teliti në protestë: Falë rezistencës suaj, sot Rama u distancua nga Veliaj_6639ff017b447.jpeg

Teliti në protestë: Falë rezistencës suaj, sot Rama u distancua nga Veliaj

Nënkryetari i këshillit bashkiak të Tiranës Dorina Teliti, në fjalën e tij në protestën që po mbahet para Bashkisë Tiranë, tha se falë qëndresës së opozitës u arrit që kryeministri Edi Rama të mos e mbrojë me kryebashkiakun Erion Veliaj.
Ai tha gjithçka do të arrihet, referuar dorëheqjes së kryetarit të Bashkisë, sepse “protestuesit janë me të drejtën e të vërtetën”.
“Një falënderim të gjithëve ju për këtë rezistencës, këtë protestë të gjashtë, para godinës që ka përdhosur interesat publike, që ka vjedhur paratë e taksapaguesve shqiptarëve.
Ashtu siç Erion Veliaj, kryefiku, lepuri në krye të bashkisë së Tiranës, ka prishur Teatrin dhe dhjetëra e dhjetëra pallate të tjera duke i shkërmoqur ato, ashtu dhe sot, falë rezistencës tuaj, të shkërrmoqim kryeshtetin e kryebashkiakut në krye të bashkisë më të korruptuar, në krye të bashkisë 100% të vjedhur dhe ne sot po ia dalim.
Jemi afër arritjes së objektivit tonë madhor, dorëheqjen përfundimtare të Erion Velisë dhe më pas, dorëheqjen edhe të kryeministrit të Shqipërisë. Është rezistenca juaj që sot bëri të mundur që Edi Rama të bëjë disa hapa pas. Ai që para disa javëve i jepte mbështetjen e pakushtëzuar Erion Velisë, sot u distancua nga ai. Foli për hajdutë – Edi Rama, foli për abuzues ligji, foli për grupe të struktura, foli për drejtorë dhe kryebashkiakë. Kjo u arrit vetëm në sajë të qëndresës suaj dhe të forcës suaj protestuese”, tha Teliti.

Burimi