Temperaturat shkojnë deri në 27°C, si parashikohet të jetë moti këtë të shtunë

Rajoni dhe Europa
Moti – E shtunë, 22 Tetor 2022
—————————————————————
Gadishulli Iberik dhe Europa Qëndrore do të jenë nën ndikimin e vranësirave të
shpeshta dhe reshjeve të shiut. Gjithashtu në mbizotërimin e vranësirave të
cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu PARAQITET Europa Veriore. Ndërsa Lindja
e kontinentit dhe pjesa më e madhe e Europës Jugore do të dominohen nga
moti i qëndrueshëm.
Kosova
Moti – E shtunë, 22 Tetor 2022
—————————————————————
Territori i Kosovës do të MBETET nën ndikimin e kthjellimeve në orët e para të
ditës në një pjesë të mirë të vendit, duke bërë që edhe temperaturat e ajrit të
vijojnë të rriten. Ndërsa pas mesdite parashikohet shtim gradual i vranësirave të
pakta në të gjithë Kosovën.
Maqedonia e Veriut
Moti – E shtunë, 22 Tetor 2022
—————————————————————
Vlerat e larta barike do të diktojnë kushtet e motit në territorin e MV duke bërë
që gjatë paradites pothuajse i gjithë territori të jetë në mbizotërimin e
kthjellimeve. POR vetëm pas mesdite pritet që vranësirat të jenë më të
dukshme, KU do të shfaqen përkohësisht në të gjithë MV.
Shqipëria
Moti – E shtunë, 22 Tetor 2022
—————————————————————-
Sipas MeteoAlb: Prej disa ditësh i gjithë territori Shqiptar po dominohet nga
kushtet e qëndrueshme atmosferik, KU edhe sot do të vijojnë kthjellimet të jenë
mbizotëruese gjatë paradites në pothuajse gjithë vendin. Ndërsa në zonat
malore do të ketë kalime të pakta vranësirash, të cilat më të dukshme do të
jenë në zonat e thella malore.
Temperaturat e ajrit do të vijojn të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke
luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 27°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor
duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Lexo me shume