Ten Haag për Ronaldon: Lojtarët e tjerë nuk arrijnë as 700 ndeshje

Erik ten Haag ka folur në faqen zyrtare të Manchester United, i cili ka lavdëruar Cristiano Ronaldon që bëri histori të dielën.

Asi portugez arriti në 700 gola të klubit me fitoren e tij 2-1 kundër Evertonit në Goodison Park. Trajneri holandez komentoi këtë rekord të paimagjinueshëm të Ronaldos, duke argumentuar se ka lojtarë që nuk kanë arritur as 700 ndeshje. “Është e mahnitshme. Dhe futbolli ka të bëjë me ekipin dhe ne e tregojmë atë disi.

“Cristiano e di që nuk mund ta bëjmë pa ekipin, por më duhet të them se është një paraqitje e madhe individuale”, theksoi holandezi, duke shtuar:

Nëse e arrin këtë, është e pabesueshme, 700 gola kur lojtarët e tjerë nuk arrijnë as 700 ndeshje në karrierën e tyre. Ai shënoi 700 gola. Ndaj jam shumë i lumtur për të, dhe e përgëzoj”. /G.D abcnews.al/

Lexo me shume