Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ka tentuar të vjedhë një makinë në orët e para të mëngjesit sot, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës.
Uniformat blu bëjnë me dije se pas shpqërimit në komisariat 28-vjeçari ka dëmtuar stolat dhe kamerat e sigurisë së dhomave të shoqërimit.
Njoftimi i policisë
Tiranë/Finalizohet, nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “Ndërhyrja”.
Falë ndërhyrjes në kohë nga Policia kapet dhe vihet në pranga 28-vjeçari që tentoi të vidhte një automjet.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe më informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas, në orët e para të mëngjesit, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, po tentonte të vidhte një automjet, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Ndërhyrja”.
Si rezultat i operacionit është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, shtetasi N. P., në tentativë për të vjedhur një automjet. Pas shoqërimit në komisariat, ky shtetas ka dëmtuar stolat dhe kamerat e sigurisë së dhomave të shoqërimit.
Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. P., 28 vjeç, banues në Babrru, për veprat penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë, dhe “Shkatërrimi i pronës”.
Ndërkohë, vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
/abcnews.al/
br> br>Lexo me shume