“Tetori Rozë”, policet i bashkohen fushatës sensibilizuese, shpërndajnë paketa shëndetësore për problemet e kancerit të gjirit

Punonjëset e Policisë së Shtetit, në kuadër të fushatës sensibilizuese mbarëbotërore “Tetori Rozë”, përshkuan akse të ndryshme të qarqeve të Shqipërisë dhe iu vendosen grave dhe vajzave, simbolin unik të kësaj fushate, fjongon rozë, me mesazhet e kujdesit për veten dhe të drejtimit në kohë, në qendrat spitalore, për ta parandaluar, diagnostikuar dhe trajtuar kancerin e gjirit.

Ndërkaq, punonjëset e Policisë Rrugore të Tiranës kanë qëndruar në krye të kësaj fushate ndërgjegjësuese dhe gjatë këtyre ditëve, kanë dhuruar për gratë dhe vajzat e kryeqytetit,  paketa shëndetësore për mbulimin e plotë të vizitave/analizave diagnostikuese për problemet e kancerit të gjirit.

FOTO GALERI
1/17

Top ChannelLexo me shume