Tha se ishte beqar, Stresi publikon foton nga shtrati me një vajzë misterioze

Stresi ka qenë shumë i përfolur sa i përket jetës private. Ndonëse reperi pohoi se ishte beqar, së fundmi ka ndarë një fotografi ku shihet në shtrat me një vajzë misterioze. Në foton e publikuar nga Stresi, duken vetëm të pasmet e vajzës në fjalë. Si përshkrim, reperi ka vendosu vetëm një ikonë peshkaqeni.

Kujtojmë që pak javë më parë, kur u pyet për vajzën me të cilën është parë disa herë, reperi tha: “Ato videot që kanë dalë në club, ajo është një modele që jeton në Torino, Itali . E kam njohur në Itali, erdhi të bëjë një set fotografik në Shqipëri, është një shoqe shumë e mirë, nuk ka asgjë mes nesh.

Sot me dal edhe me vajzën e tezes ta bëjnë të dashur. Një femër të bukur e bëjnë të keqe, në aspektin moral. Jam prej 3 vitesh beqar dhe vazhdoj të jem kështu që s’kam ça them, jam beqar 100%”, theksoi reperi. /abcnews.al

Lexo me shume