Thellohet tragjedia në Klos, vdes edhe babai i 17-vjeçarit

Është thelluar tragjedia në Klos, pasi pas 17-vjeçarit Danjel Hasula ka ndërruar jetë dhe babai i tij, Englandin Hasula, që mbeti i plagosur rëndë nga të shtënat me armë. Edhe pse u dërgua menjëherë në spital ai ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të rënda.

Mësohet se masakra mund të ketë ndodhur për shkak të përplasjes së fisit Mjeshtri me Hasula, të cilët edhe më parë kanë pasur përplasje me njëri-tjetrin për prona. Autori i kësaj ngjarje dyshohet se është Besnik Mjeshtri.

Ngjarja u shënua pak orë më parë, ku humbi jetën në vend 17-vjeçari, ndërsa tani ka ndërruar jetë dhe babai i tij, ndërsa një tjetër është i plagosur dhe ndodhet në spital.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e kësaj tragjedie, si dhe për të bërë të mundur arrestimin e autorit.

Lexo me shume