Thumbimi i rivalëve: Rama ia atribuon vetes të mos qenit kafshë

Duke thumbuar rëndë nën nëntekst rivalët politikë në opozitë, sjelljen e tyre të diskutueshme të terma etikë, kryeministri Rama, po me nënkuptim, pohoi për vetën të mos qënit kafshë në kuptimin zoologjik të fjalës, por elegant.
Ia atribuoi këtë vetëvetes teksa komentoi një bisedë që pati një ditë më parë me homologun grek në Bruksel, me temën e nxehtë mes tyre, atë për Belerin.
“Marrëdhënia me kryeministrin e Greqisë është miqësore, marrëdhënie respekti, e hapur dhe unë për veten time dhe falë edhe gjithë kësaj eksperiencë dhe falë edhe eksperiencës me liderët e BE e kamë mësuar se ka një rrugë për t’i trajtuar mosmarrëveshjet me të gjithë elegancën e sjelljes njerëzore. Sa më elegante të jetë trajtimi i mosmarrëveshjes mes njerëzve, aq më larg jemi nga zoologjia. Sa më shumë i kthejmë mosmarrëveshjet në arsye për t’u kacafytur, aq më pranë zoologjisë shkojmë.
Një nga dhuratat e mëdha të kësaj historie politike, është që më ka ndihmuar t’i largohem zoologjisë.
Me Mitsotakis, s’kemi asgjë personale, përkundrazi biseda e djeshme ka qenë bisedë miqësore, por kjo nuk është arsye për të kaluar nga kufijtë e një problemi që duhet trajtuar tek të gjithë horizonti i marrëdhënieve dhe për të e hedhur në erë të gjithë marrëdhënien”, arsyetoi Rama. /tesheshi.com/