“Ti bën të lumtur njeriun më të rëndësishëm për mua”, Dj Dagz bën dedikimin e veçantë për kunatin e tij

Dj Dagz duket se ka një marrëdhënie të veçantë me partnerin e motrës së tij. Ky i fundit feston ditëlindjen dhe Dagz e ka uruar publikisht. Teksa ka publikuar një fotografi nga festa ku zbuluan gjininë e fëmijës që po pret me Einxhel, ai shprehet se kunati është një person i rëndësishëm për të.

“Një gjë që gjithë jetën e deshta më shumë se lumturinë time është lumturia e personit më të rëndësishëm në jetën time, Aurora Gumnishta. Dhe padyshim se një person që e bënë të lumtur dhe është i rëndësishëm për të është edhe për mua. Kështu që gëzuar ditëlindjen Imer Ramaj”, shkruan ai.

 

Lexo me shume