“Ti si dikur me mall do qeshësh”, Meta bëhet nostalgjik, përkujton 91-vjetorin e lindjes së Dritëro Agollit

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, përkujton sot 91-vjetorin e lindjes së shkrimtarit të madh Dritëro Agolli.

Nëpërmjet një shkrimi nostalgjik dhe vlerësues për shkrimtarin, Meta shprehet i privilegjuar dhe me fat për miqësinë shumëvjeçare që ka pasur me Dritëro Agollin.

Krahas fotos me Agollin Meta ka shkruar disa vargje nga një poezi e shkrimtarit.

Postimi i plotë

Sot përkujtojmë 91-vjetorin e lindjes së shkrimtarit të madh Dritëro Agolli, vlerat, veprat dhe kontributi i të cilit e kanë bërë të paharrueshëm për letërsinë shqiptare.
Gjithmonë e kam konsideruar privilegj dhe fat miqësinë shumë vjeçare me Dritëro Agollin, njëkohësisht dhe faktin që ai ka qenë bashkëudhëtar inkurajues në fillimet e rrugëtimit tim politik.
Dritëroi e ndjente se do të na mungonte shumë ndaj edhe përmes këtyre vargjeve na e dha zgjidhjen për ta patur gjithnjë mes nesh përmes veprave të tij.
“Po kur të jesh mërzitur shumë.
Në raft të librave kërkomë,
Atje do të jem i fshehur unë,
Në ndonjë varg a ndonjë shkronjë,
Mjafton që librin pak ta heqësh
Dhe unë do zbres, do vij pas teje;
Ti si dikur me mall do qeshësh,
Si një blerim pas një rrëkeje.”
/abcnews.al/

Lexo me shume