Tina Pajollari lidhje dyfishe me autorin dhe viktimën; vajza ishte prezent kur Martin Çeço u mbyt dhe u hodh në rezervuar?!

Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i Martina Pajollarit lidhur me vrasjen e Martin Çeços .

Burime konfirmojnë se Martina ka qenë arsyeja e konfliktit mes viktimës dhe autorit kryesor Valter Mollaj.

 

Mësohet se ajo mbante lidhje të dyfishtë, ndërsa në sy të Valterit shprehej se Martini e detyronte për të qëndruar me të, gjë që nuk rezulton e vërtetë. Detaj tjetër tronditës është fakti që Pajollari ka qenë prezente në momentin që Valteri me 2 të arrestuarit e tjerë bënin planin për vrasjen e Martinit.

 

Ndërsa sipas informacioneve ajo ka qenë po ashtu prezente në momentin që u krye vrasja. Këto janë detaje që janë mundur të zbulohen gjatë hetimeve, duke hedhur dritë më tepër mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në qershor të këtij viti ku si pasojë e një krimi pasioni u vra Martin Çeço.

 

Trupi u gjet në një rezervuar, dhe krimi ishte kamufluar për tu dukur si vetëvrasje, mirëpo më pas u zbuluan detajet e rënda që cuan në arrestimin e Valter Mollajt si autor kryesor dhe dy bashkëpunetoreve të tij.

Lexo me shume