Tina Pajollari “mollë sherri” në vrasjen e Martin Çeços, 18-vjeçarja mbante lidhje të dyfishtë

E reja u arrestua nga policia për ngjarjen e Qershorit në Maliq

Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i Martina Pajollarit lidhur me vrasjen e Martin Çeços. Burime konfirmojnë se Martina ka qenë arsyeja e konfliktit mes viktimës dhe autorit kryesor të vrasjes Valter Mollaj.

Mësohet se vajza 18-vjeçare mbante lidhje të dyfishtë, ndërsa në sy të Valterit shprehej se Martini e detyronte për të qëndruar me të, gjë që nuk rezulton e vërtetë.

Një tjetër detaj tronditëse është se Pajollari ka qenë prezentë në momentin që Valteri me 2 të arrestuarit e tjerë bënin planin për vrasjen e Martinit. Madje dyshohet se ajo ka qenë po ashtu prezente edhe në momentin që u krye vrasja.

Këto janë detaje që janë mundur të zbulohen gjatë hetimeve, duke hedhur dritë më tepër mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në Qershor.

E reja, Pajollari u arrestua të premten nga policia e Korçës, pasi gjykata ka miratuar kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë arrest me burg. Me arrestimin e 18-vjeçares shkon në 4 numri i të ndaluarve për vrasjen e 16 Qershorit.

Klan News

Lexo me shume