Tirana “bie” në Elbasan, Erzeni i mund dhe ngjitet në vend të dytë!

Tirana rikthehet te disfata në kampionat me bardheblutë që u mposhtën në stadiumin Elbasan Arena me rezultatin 0-1 nga Erzeni. Shijakasit shfrytëzuan më së miri një penallti të shfrytëzuar nga Kahrimanovic në minutën e 16-të të pjesës së parë, një gol të cilën ditën ta menaxhonin më së miri pavarësisht përpjekjeve të bardhebluve.

Ishte Hila në pjesën e parë që shpërdoroi një mundësi të shkëlqyer ndërsa në fraksionin e dytë, një goditje e Hasanit nga distanca ndalet nga shtylla. Topi i kthehet Xhixhës që me kokë e dërgon në rrjetë, por sulmuesi nuk i shpëtoi pozicionit jashtë loje.

Goli anulohet me Tiranën që më pas vuan të krijojë raste dhe në fund të besuarit e trajnerit Orges Shehi nuk ia dalin të shmangin disfatën. Pas kësaj humbje, Tirana zbret në vendin e tretë të renditjes me 15 pikë, katër pikë larg kryesuesve të Partizanit. Nga ana tjetër, Erzeni është në vendin e dytë, po me 15 pikë pas nëntë javëve të para.

Lexo me shume