Tirana merr përkohësisht kreun! Bardheblutë mposhtin Bylis1-0, Laçi barazon me Vllazninë

Tirana rikthehet te fitorja në abissnet Superiore pas barazimit me Laçin javën e kaluar. Bardheblutë morën 3 pikë të rëndësishme në transfertën e vështirë të Ballshit ndaj Bylisit teksa e mundën këtë skuadër me rezultatin e ngushtë 1-0.

Njeriu i ndeshjes për kampionët në fuqi të vendit u bë Florent Hasani me golin e shënuar në pjesën e dytë të sfidës pas një asistit të Ismajlgecit. Bylis u përpoq që të reagonte, por Tirana diti të ruajë këtë avantazh duke marrë edhe këtë fitore duke u ngjitur në kuotën e 15 pikëve, ndërsa Bylis mbetet me 11
Në ndeshjen tjetër të javës së tetë, mes Laçit dhe Vllaznisë nuk ka fitues pasi 90 minutësh i kësaj ndeshjeje u mbyll me barazimin 1-1. gjithcka ndodhi në pjesën e dytë të sfidës me skuadrën kurbinase që mori avantazhin në minutën e 53 me golin e Akinyemit, një avantazh që zgjati 14 minuta pasi Vllaznia barazoi me golin e Herald Markut.

Pas kësaj historitë e kësaj përballjeje nuk ndryshian me skuadrat që dolën nga fusha e lojës me nga 1 pikë të fituar, që nuk pëlqehet aspak prej tyre  me Laçin që ndodhen në vendin e fundit me 9 pikë, ndërkohë që Vllaznia, që e con në 3 numrin e ndeshjeve pa fitore, është e 5 me 11 pikë
 
 

Top ChannelLexo me shume