Titulli në Angli? Sot Spurs- Siti, Arsenal tifo për fqinjët

Totenhem- Mançseter Siti, këtë mbrëmje në Londër pritet të zbardhë maksimalisht fituesin e këtij edicioni në Premier League.
Ndeshja është e vlefshme për javën e 34-ët (e prapambetur) me qytetarët të cilët janë duke luftuar me Arsenalin për të mbrojtur titullin kampion. Ky duel në ‘Hotspur’ do të startojë në orën 21:00.
Klasifikimi aktual: Arsenal 86 pikë (37 ndeshje) Mançester Siti 85 pikë (36 ndeshje).
Ndërkaq java e 36-të në La Liga zhvillon sot tre takime. Nis dueli Osasuna- Majorka në 19:30 vijon me kampionët e rinj të Spanjës Real Madrid- Alaves 21:00 dhe mbyllet me takimin e orës 22:00 ndërmjet Zhironës dhe Vijarealit.
Premier League ndeshje e javës së 34:
Totenhem-Mançester Siti 21:00
Java e 36, La Liga:
Osasuna- Majorka 19:30
Real Madrid- Alaves 21:00
Zhirona -Vijareal 22:00/Sportiim.al/

Vazhdo leximin

Burimi