Tjetër krim i rëndë, djali vret nënën me thikë_6642762b3d8f5.png

Tjetër krim i rëndë, djali vret nënën me thikë

Krim në familje, djali vret nënën në Lezhë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në bulevardin Gjergj Fishta në Lezhë. Vrasja është bërë me thikë.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka shoqëruar autorin e dyshuar të këtij krimi. Dyshohet se djali është me probleme të shëndetit mendor.
Policia:
Rreth orës 14:30, shtetasi A. D., 62 vjeç, banues në lagjen “Besëlidhja” (dyshohet shtetas me probleme të shëndetit mendor), ka vrarë me mjet prerës (thikë), nënën e tij, shtetasen Gj. D., 88 vjeçe.
Shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. D. dhe kanë sekuestruar mjetin prerës (thikë), me të cilin është kryer vrasja.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendngjarje për të sqaruar dhe dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.

Burimi