Topi: SPAK nuk u krijua me vullnetin autonom të politikës shqiptare, do ta forcojë autoritetin e tij_6642874a5b854.jpeg

Topi: SPAK nuk u krijua me vullnetin autonom të politikës shqiptare, do ta forcojë autoritetin e tij

Ish-presidenti Bamir Topi, ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV. I pyetur nga moderatori Ylli Rakipi për punën e SPAK, z. Topi tha se kjo strukturë nuk është krijuar me vullnetin autonom të politikës shqiptare, por u ngrit dhe u mbështet nga amerikanët dhe me kalimin e kohës do të forcojë autoritetin e tij.
“SPAK nuk është krijuar me një vullnet autonom të politikës shqiptare, kështu që nga kjo pikëpamje bie çdo lloj paralelizmi me vende të tjera. U ngrit dhe u mbështet nga amerikanët. Ky është solid dhe me kalimin e kohës do të forcojë autoritetin e tij. Është institucion i ri dhe pritshmëritë janë shumë të mëdha. Për një episod nga më të thjeshtët thuhet: Do të të denoncoj në SPAK!
SPAK ka edhe kufizimet e veta në organikë. Është ngritur për të hetuar krimin e organizuar dhe korrupsionin, por procesi hetimor është i gjatë dhe profesional.
Koha do ta tregojë. Nuk mund të paragjykoj punën  e tyre nëse do të jenë objektivë dhe pa influenca politike”-tha Topi.

Burimi