Tragjedi në Itali, digjet apartamenti, humbin jetën 3 vëllezër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Catanzaro, Itali, ku 3 vëllezër të moshës 12, 14 dhe 22 vjeç kanë humbur jetën, sipas mediave italiane.

Zjarri ka përfshirë apartamentin në orët e para të mëngjesit, ku në shtëpi ndodhej e gjithë familja, e përbërë nga shtatë persona: babai, nëna dhe pesë fëmijë, të cilët kanë qenë në gjumë.

3 prej vëllëzve nuk arritën të shpëtonin, dy prej tyre janë gjetur nga forcat zjarrfikëse në një dhomë afër ballkonit. Ata ndoshta po përpiqeshin të arratiseshin. Viktima e tretë, megjithatë, u gjet në banjë.

Zjarrfikësit arritën të shpëtojnë prindërit dhe dy fëmijët e tjerë, një vajzë 12-vjeçare dhe një djalë 16-vjeçar.

/abcnews.al

 

 

Lexo me shume