Tragjedia e vetëmbytjes së nënës më tre fëmijët, sot jepet masa e sigurisë për Erdgys Arrazin_6639f0ecc6b89.jpeg

Tragjedia e vetëmbytjes së nënës më tre fëmijët, sot jepet masa e sigurisë për Erdgys Arrazin

Në orën 12:30 shtetasi Erdgys Arrazi do të dal para gjykatës se Shkodrës për akuzën e shtyrjes së vetvrasjes së Alma Arrazi.
31 vjeçari do të dalë përpara gjyqtarit Sokol Shehu ndërsa prokuror i çështjes është Ledion Tema. Më përpara në polici pasi është marrë në pyetje Arrazi ka mohuar se ka dhunuar bashkëshorten e tij apo 3 fëmijët e mitur ndërsa ka deklaruar se Alma Arrazi merrte medikante për shkak të depresionit dhe stresit herë pas here. Dy prej trupave janë gjetur ndërsa vijojnë kërkimet për gjetjen e dy trupave të tjerë, nënës dhe djalit 4 vjeçar ndërsa më përpara u gjetën vajza 9 vjeçare nga një peshkatar në mënyrë rastësore dhe vajza 8 vjeçe ditën e djeshme.

Burimi