Tragjedia në Buna, flet gazetarja: 9-vjeçaren po e përcillnin shokët e babait, nuk kishte familjarë_663a2ad56c5f6.png

Tragjedia në Buna, flet gazetarja: 9-vjeçaren po e përcillnin shokët e babait, nuk kishte familjarë

Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat pjesë e panelit të emisionit Top Story në Top Channel dha detaje për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Shkodër.
Bezat: Ishte një shtëpi që të ndërtohej dhe ishte lënë në mes, jetonin në katin e parë, ishte shtëpi modeste, ajo që më bëri përshtypje ishte se të voglën 9-vjeçaren po e përcillnin shokët e babait, nuk kishte familjarë.
U gjet një natë më parë dhe trupi iu dorëzua familjarëve, i vetmi që po kujdesej ishte xhaxhai i saj, një personazh me dritëhije në Shkodër. Ashpërsia tek ai ishte e dukshme, fillimisht ishte aspak miqësor me grupin e xhiriimit, munda ta bind të rrëfejë diçka, edhe ai e kishte të paimagjinueshme, nuk e imagjinonte që do të shkonte deri këtu.

Burimi