Tragjedia në Buna, gjendet edhe trupi i djalit 3-vjeçar, vijojnë kërkimet për nënën_663a2ab5199dc.jpeg

Tragjedia në Buna, gjendet edhe trupi i djalit 3-vjeçar, vijojnë kërkimet për nënën

Është gjetur edhe trupi i fëmijës së tretë të familjes Arrazi në lumin Buna.
Mësohet se trupi i përket djalit të vogël 3-vjeçar, është gjetur rreth 1 kilometër larg vendit ku u gjet trupi i vajzës 8-vjeçare.
Deri më tani janë gjetur trupat e 3 fëmijëve dhe po kërkohet pa ndërprerje për trupin e nënës Alma Arrazi, 39 vjeçe.
Ndërkohë, kërkimet kanë nisur edhe nga autoritetet e Malit të Zi. Ata janë kontaktuar nga pala shqiptare për të kontrolluar në pjesën e lumit Buna që kalon në kufirin malazez.

Burimi