Tragjedia në Klos, lihen të lirë dy vëllezërit e autorit: Nuk e dinim se kishte armë

Besnik e Fatmir Mjeshtri, të arrestuar pas vrasjes u lanë të lirë nga prokuroria pasi kanë thënë se nuk kanë pasur dijeni se vëllai Fiqiri Mjeshtri ka pasur armë dhe nuk mundën  ta parandalonin ngjarjen.

Një histori dashurie mes dy adoleshenteve e kundërshtuar nga familjet solli një masakër me tre viktima dhe dy të plagosur rëndë në Klos ditën e mërkurë rreth orës 14.00.
17-vjeçari Kenado Shira ishte i dashuruar me vajzën 16-vjeçare të Fiqiri Mjeshtrit, i cili nuk pranonte këtë lidhje dhe shkoi në lokal së bashku me dy vëllezërit e tij, Besnik Mjeshtri polic bashkiak dhe Fatmir Mjeshtri, ndërsa 17-vjeçari shoqërohej nga babai Ilir Shira.

Situata agravoi deri në përdorimin e armëve të zjarrit. Si pasojë e të shtënave ndërroi jetë në vendin e ngjarjes teksa tentoi të largohej 17-vjeçari Kenado Shira.
Pak minuta më vonë në spital ndërroi jetë dhe babai i tij Ilir Shira, ndërsa të plagosur rëndë në Spitalin e Traumës janë Renato Hasula dhe Eglant Hasula të cilët kanë lidhje shoqërore me autorin dhe dyshohet se janë plagosur pasi ai ka humbur kontrollin e armës.
Nga dëshmitarët okularë, policia mësoi se ngjarja u krye nga familja Mjeshtri dhe menjëherë ushtroi kontroll në qytet për kapjen e tyre.
I vetëvrari Fiqiri Mjeshtri dyshohet të ketë qëlluar për vdekje babë e bir. Fillimisht policia arrestoi dy vëllezërit e tij dhe më pas ngushtoi rrezen për të prangosur autorin i cili në një prej rrugëve periferike të qytetit u gjet i vetëvrarë.

Top ChannelLexo me shume