Trajneri i parë i CR7: Është poshtëruar nga United, duhet të largohet menjëherë

Cristiano Ronaldo ndodhet në një situatë në të cilën nuk është gjendur asnjëherë në karrierën e tij.

Karriera e tij pothuajse ka prekur dyshemenë gjatë rikthimit te Manchester United dhe për këtë gjë, ka reaguar trajneri i tij i parë, Leonel Pontes.

“Cristiano është lojtari më i mirë në historinë e futbollit dhe një profesionist i madh. Klubi dhe trajneri i tyre nuk dinë të merren me karizmën, cilësinë dhe pontencialin e tij. Nuk mund ta përjashtojnë apo të mendojnë ta fusin vetëm në minutat e fundit, ai është një lojtar me shumë cilësi, me historinë e tij dhe me gjithçka që i ka dhënë futbollit dhe Manchesterit.

Ka pandershmëri në të gjitha këto. Nëse nuk munden të mbështeten tek ai, duhet ta lejonin të ikte. Dhe nëse lojtari më i mirë në botë poshtërohet në këtë mënyrë, më mirë të largohet”, është shprehur trajneri i tij i parë te të rinjtë e Sportingut, Leonel Pontes./ h.ll/abcnews.al

Lexo me shume