Transportonte 3 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 54-vjeçarja

Një 54-vjeçare me iniciale F.O., është arrestuar në flagrancë në Gjirokastër për transport emigrantësh të paligjshëm.

Në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit tip “Mercedes Benz”, por drejtuesja e mjetit nuk i është bindur urdhrit dhe është larguar me shpejtësi. Pas ndjekjes dhe ndalimit të automjetit rezultoi se F. O,. ishte duke transportuar 3 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, 1 aparat celular dhe një shumë parash.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./tvklan.al

Lexo me shume