Tre arsye pse mishrat e dhëmbëve mund të kenë gjakderdhje

Gjakderdhja e mishrave të dhëmbëve është mjaft e shpeshtë dhe është shenjë e sëmundjes së mishrave të dhëmbëve, që shkaktohet nga grumbullimi i baktereve dhe krijimi i pllakës dentare.

Disa njerëz besojnë se larja agresive është arsyeja kryesore e gjakderdhjes së mishrave të dhëmbëve, por ka edhe arsye të tjera që mund të mos i dini…

  1. Stresi dhe dieta e varfër

Ekspertët shohin shpesh gjakderdhje të mishrave të dhëmbëve tek studentët që nuk hanë mirë, flenë shumë vonë dhe janë të stresuar për orët e mësimit, faktorë që ndikojnë në aftësinë e trupit për të luftuar inflamacionin e shkaktuar nga bakteret e gojës. Është thelbësore që si ju ashtu edhe fëmijët të ndiqni një dietë të ekuilibruar dhe të flini mjaftueshëm.

  1. Ilaçet

Disa medikamente, të tilla si antidepresantët dhe ilaçet për presionin e lartë të gjakut, shkaktojnë tharje të gojës. Kjo bën që bakteret në gojë të shumohen duke bërë që mishrat të irritohen, të fryhen dhe të rrjedhin gjak. Diskutoni këtë mundësi me dentistin ose mjekun tuaj.

  1. Sëmundjet

Gjendjet kronike si diabeti mund të ndikojnë në sistemin imunitar dhe të çojnë në ënjtje dhe gjakderdhje të mishrave të dhëmbëve. Nëse vëreni gjak në mishrat e dhëmbëve për një kohë të gjatë, konsultohuni me mjekun tuaj për mundësinë që t’i nënshtroheni një kontrolli./abcnews.al

 

Lexo me shume