“Tre klube bëjnë ligjin në merkato, por kjo konsiderohet e rregullt”, Klopp: Liverpool nuk është City!

Liverpool-Manchester City është kryendeshja e kësaj jave në futbollin anglez teksa dy rivalët e ethshëm të Premier League në vitet e fundit, në sezonin aktual kanë shumë diferenca mes tyre. 13 pikë është avantazhi i të besuarve të Pep Guardiolës nga ata të Jurgen Klopp me “The Citizens” që në fushë janë shfaqur thuajse perfektë, të udhëhequr tashmë nga gjigandi norvegjez, Erling Haaland.

Lojtari i Cityt, nuk mund të mos ishte një temë edhe në konferencën e Klopp i cili theksoi se tani skuadra nga Manchesteri ka në organikë edhe sulmuesin më të mirë në qarkullim ndaj do të jetë e vështirë për të tijtë që të mbajnë ritmin në kampionat ndërsa vuri në pah diferencat ekonomike të klubeve.

Si mund të mbahet ritmi i Cityt? “Nuk ka për t’ju pëlqyer përgjigja. Në këtë pikë askush nuk mund të krahasohet me Cityn, ata ishin ekipi më i mirë në qarkullim dhe tashmë kanë në përbërje edhe sulmuesin më të mirë. Ata ndërhynë në merkato dhe morën më të mirin pavarësisht kostove, nuk duan t’ia dinë aspak. E di që te City nuk iu pëlqen kjo përgjigje.

Ne te Liverpool nuk veprojmë si ata, janë vetëm trek lube në botën e futbollit që mund të bëjnë çfarë të duan nga ana financiare. Por, për sa kohë më pas gjithçka konsiderohet e rregullt, unë nuk mund të bëj asgjë”, u shpreh Klopp.

Lexo me shume