Tregon se ka gjetur punë në internet, Aleksia Peleshi “përplaset” me ndjekësit: Ti, vajza e ministrit…

Si ç’ndodh shpesh, Alkesia Peleshi ka bërë një bisedë me ndjekësit në rrjetet e saj sociale mjaft të populluara. Dikush i ka thënë se do një punë dhe Aleksia ka ndarë eksperiencën e saj duke i treguar se ajo e ka gjetur punën në një faqe online në internet.

Por pas kësaj nuk ka munguar ndjekësi që i kujton se është vajza e ministrit dhe që ka gjetur punë në internet nuk e beson as një bebe  kopshti, shprehet ai.

Por Aleksia është revoltuar dhe i ka kthyer një përgjigje të kopsitur:

“Me logjikën që paske ti, bebe kopshi qenke. Unë e kam thënë shumë herë, por po e them prap. Unë nuk eci me kulturën e parapambetur, babai i suksesshëm-fëmijë i suksesshëm. Suksesi i prindit nuk është suksesi i fëmijëves. Nepotizmi nuk ekziston në kulturën e familjes sime. Në momentin që fëmija nuk ka eksperienca pune, nuk ka aftësi, nuk ka vullnet, nuk di të nxjerri një 5 mijë leksh vetë jo vajza e ministrtit po vajza e presidentit të Amerikës të jetë nuk ecën dot përpara në jetë. Asgjë që të vjen gati nuk të vjen për mirë. Sepse e zëmë që qënka kështu që thua ti që e kam babin në pozitë dhe nuk kam nevojë të punoj, po kur mos ta kem më babin ministër ku do përplasem unë nëse gjithë këto vite parazitoj”, shprehet Aleksia Peleshi./Abcnews.al/

Lexo me shume