Tregtisë botërore do të rritet më shumë se dyfish në 2024_663a166235215.jpeg

Tregtisë botërore do të rritet më shumë se dyfish në 2024

OECD, FMN dhe OBT, parashikojnë një rikthim të mprehtë të fluksit të produkteve këtë vit, pas rënies së vitit 2023.
Rritja e tregtisë botërore, do të dyfishohet këtë vit, pasi inflacioni lehtësohet dhe ekonomia në lulëzim e SHBA-së, ndihmon në nxitjen e aktivitetit, sipas organeve ndërkombëtare.
Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Organizata Botërore e Tregtisë (OBT), po parashikojnë një rikthim të mprehtë në fluksin global të produkteve këtë vit, pas një ngadalësimi në vitin 2023, të nxitur nga çmimet më të larta, rritja e normave të interesit dhe kërkesa e ngadaltë.
Sipas OECD, tregtia botërore e mallrave dhe shërbimeve, pritet të rritet me 2.3% këtë vit dhe 3.3% në 2025. Kjo shifër nuk krahasohet me rritjen prej vetëm 1% vitin e kaluar.
Clare Lombardelli, drejtuese ekonomike në OECD, tha se një pjesë e madhe e rritjes, ishte për shkak të një “rimëkëmbjeje ciklike”, pasi tregtia rritet krahas rritjes më të gjerë ekonomike. Ajo shtoi se Kina dhe Azia Lindore, pritej të ishin shtytës të mëdhenj të aktivitetit.
Një rritje e tregtisë, ka ndihmuar tashmë në nxitjen e rritjes në disa nga ekonomitë më të mëdha të BE-së, në tremujorin e parë të 2024. Rritja e përgjithshme e Eurozonës, u rrit me 0.3 % nga periudha e mëparshme tremujore, niveli më i fortë, që nga tremujori i tretë i 2022.
“Ne kemi shifra më të forta në tregti, këtë vit dhe vitin e ardhshëm – kemi parë zhvillime mjaft pozitive nga ana tregtare”, tha Lombardelli.
Eksportet gjermane, u rritën më shpejt se parashikimi në mars, duke u rritur 0.9% nga një muaj më parë, duke kontribuar në rritjen tremujore prej 3.2%. Importet në ekonominë më të madhe të Europës, gjithashtu u rritën me 0.3% në mars dhe 1.7% në tremujorin e parë.
FMN parashikoi gjithashtu se rritja në vëllimet e tregtisë botërore, do të arrinte 3% në vitin 2024. OBT, e cila nuk ofron parashikime për tregtinë e shërbimeve, pret që tregtia e mallrave, të rritet me 2.6% në vitin 2024, pasi ra me 1.2% vitin e kaluar.
Spanja, përfitoi nga festat e Pashkëve, që ishte në mars, në vend të muajit prilli, gjë që nxiti rritjen në tremujorin e parë. Zyra e Statistikave të vendit, tha se kërkesa e jashtme, kontribuoi me 0.5 pikë përqindjeje të rritjes tremujore, ndërsa kërkesa e brendshme shtoi 0.2 pikë përqindjeje.
Gjermania dhe Italia, të dyja thanë se eksportet neto më të larta, kishin nxitur gjithashtu rritjen në tremujorin e parë.
“Ne prisnim, që tregtia e jashtme e Eurozonës të rritej këtë vit, megjithëse treguesit tani janë se rimëkëmbja, veçanërisht në eksporte, ndodhi më shpejt se sa mendonim më parë,” tha Salomon Fiedler, ekonomist në bankën gjermane Berenberg.
Sipas World Trade Monitor, botuar nga Byroja Hollandeze për Analizën e Politikave Ekonomike (CPB), tregtia e mallrave, iu rikthye rritjes për herë të parë në një vit, në muajin shkurt.
Rritja ekonomike në Kinë dhe SHBA, ndihmoi rritjen vjetore të tregtisë së mallrave në 1.2% në muajin e dytë të vitit, nga një tkurrje prej 0.9% muajin e kaluar dhe duke shënuar një rikthim të mprehtë, nga një rënie 3.5% në shtator 2023.
Megjithatë, pavarësisht  këtyre rritjeve, rritja e tregtisë botërore, ende nuk pritet të kthehet në nivelet para pandemisë gjatë këtij viti. Vëllimet e tregtisë së mallrave dhe shërbimeve, u rritën me një normë mesatare vjetore prej 4.2% midis 2006 dhe 2015, tregojnë shifrat e FMN.
OECD, FMN dhe OBT, kanë paralajmëruar për rreziqet ndaj tregtisë, të shkaktuara nga tensionet gjeopolitike, konfliktet rajonale dhe pasiguria ekonomike, ndërsa qeveritë fokusohen në sigurinë kombëtare, vetëbesimin dhe mbështetjen për kompanitë vendase.
Sipas OBT-së, flukset tregtare midis blloqeve të vendeve të lidhura gjeopolitikisht, janë rritur 4% më ngadalë sesa tregtia brenda këtyre blloqeve, që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia.
Shearing tha se zgjedhjet në SHBA, ndikuan në pasiguritë rreth tregtisë botërore në vitin e ardhshëm. Donald Trump, ish-presidenti dhe kandidati i supozuar republikan, është zotuar të vendosë një rritje tarifash me 10 pikë përqindjeje për të gjithë partnerët tregtarë të SHBA-së, nëse ai rizgjedhet, duke lënë të kuptohet për ndëshkime edhe më të rënda, për importet kineze. / FT

Burimi