Tritoli në banesën e gjyqtarit në Shkodër, reagon Bashkimi Europian_663a33de70fdb.jpeg

Tritoli në banesën e gjyqtarit në Shkodër, reagon Bashkimi Europian

Bashkimi Europian ka reaguar për tritolin e vendosur në banesën e gjyqtarit të Shkodrës, Tonin Stërkaj.
BE shprehet se siguria e njerëzve të drejtësisë është parësore për pavarësinë e gjyqësorit.
Reagimi i Bashkimit Europian: 
Ne dënojmë ashpër sulmin e bërë sëfundmi ndaj një gjyqtari në Shqipëri. Siguria e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga kërcënimet është thelbësore për pavarësinë e gjyqësorit dhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Bashkimi Evropian shpreh mbështetjen e plotë për gjyqtarët dhe prokurorët e sistemit gjyqësor në Shqipëri.

Burimi