Trupi i Alma Arrazit u gjet nga pala malazeze_663a6aaa1b391.jpeg

Trupi i Alma Arrazit u gjet nga pala malazeze

Pala malazeze ka qenë duke patrulluar dhe ka konstatuar në ujërat e lumit Buna, në vijën ndarëse mes nesh dhe atyre trupin e një personi të mbytur.
Gazetari Igli Celmeta raporton për BalkanWebse të vënë në dijeni dhe më para nga ana jonë për kërkimet që po kryhen për gjetjen e trupave, ata kanë njoftuar pikën e kontaktit të Drejtorisë së Kufirit tonë, i cili ka përcjellë njoftimin në DVP Shkodër.
Me marrjen e informacionit, grupi i kërkim shpëtimit dhe grupi hetimor u nisën në drejtim të vendit ku është konstatuar trupi i mbytur. Nga veprimet paraprake rezulton se trupi i përket shtetases Alma Arrazi.

Burimi