Tubimi i Ramës në Athinë/ Shpëtim Idrizi: Pushtetarët tanë kanë qenë inferiorë, Rama preku çështje të interesit kombëtar_6642794476eee.jpeg

Tubimi i Ramës në Athinë/ Shpëtim Idrizi: Pushtetarët tanë kanë qenë inferiorë, Rama preku çështje të interesit kombëtar

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, gjatë një lidhje direkte për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV,  ka folur për tubimin e Edi Ramës në Athinë. 
Idrizi tha se politikanët shqiptarë kanë qenë gjithmonë inferiorë ndaj Greqisë dhe se me grekët duhet të ulemi në tavolinë si të barabartë. 
Idrizi vlerësoi disa aspekte të tubimit të Ramës dhe tha se ai preku disa çështje të interesit kombëtar. 
“Edhe Rama edhe vizita e tij, padyshim do të krijonte debate dhe sensibilitete. Varet nga këndvështrimi nga i cili do ta shohim. Nëse do të shohim që një ofiqar i shtetit shqiptar, bën një takim me emigrantët, mendoj se u përpoq edhe për shkak të historisë me atë që ka ndodhur me shqiptarët në Greqi, përveç falenderimit, ksenofobia dhe racizmi janë prezent, Rama u mundua t’ju japë një moment dinjiteti dhe krenarie. 
Së dyti, më bëri përshtypje fakti që Rama, jo vetëm bëri një histori të marrëdhënieve shqiptaro-greke, por preku edhe ato probleme që përbëjnë interesin kombëtar. Çështjen e ligjit të luftës, shqiptarëve të Çamërisë, etj. Së treti, më bëri përshtypje fakti që zoti Rama, kur përmendi çështjen e shqiptarëve të Çamërisë dhe pensioneve, tha diçka të re, por tha disa të vërteta që dihen dhe merren sipas interesit nga politika.  Jam i interesuar që pas përmendjes së këtyre, a do të jetë vazhdimësi e politikës së jashtme? Ne jemi popuj miq, por shtetet kanë interesa.
Shqipëria ka një lloj zhvillimi në turizëm dhe si shqiptarë, duke hequr Ramën, kemi thënë që pushtetarët kanë qenë gjithmonë të intimiduar dhe inferiorë me palën greke. I qëndron tezës që Shqipëria, për çështjet e saj, duhet të qëndrojë përballë në tavolinë me Greqinë. Sa herë Greqia ka vazhduar axhendën e saj, ne kemi heshtur. Greqia flet edhe sot për vorioepiriotë, mban teorinë e homogjenëve, bën varrezat e ushtarëve në kundërshtim me Konventën e Vjenës, që thotë se pasi dekompozohen trupat u çohen familjarëve të tyre.
Por ne vazhduam me axhendën greke, duke legalizuar varrezat e ushtarëve, me diskutimet për detin dhe nuk vumë përballë axhendën dhe interesin shtetëror shqiptar. Janë dhjetëra dhe qindra mijëra shqiptarë që kontribuojnë në sistemin e sigurimeve dhe mund të ngelen pa pensione. Sa i përket ligjit të luftës, nëse shihni me kujdes, Rama tha dicka që ka nevojë të nënvizohet. Ai nuk përmendi vetëm heqjen e ligjit të luftës, që është një skizofreni Ballkanike, por fatkeqësi një ligj që është në fuqi të plotë. Ai tha nuk është hequr gjendja e luftës dhe sidomos pasojat e gjendjes së luftës. Deri më sot na është thënë që me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, bien pretendimet territoriale, por praktikisht edhe deklarimi i Papandreut në 86′, që e heqim gjendjen e luftës nuk është botuar në fletoren zyrtare dhe jemi në gjendje lufte me Greqinë. 
Greqia e mban ligjin e luftës, jam i bindur që pretendimet mbi Vorio Epirin janë prezente fuqishëm në politikën greke.
Sa i përket shqiptarëve të Çamërisë, nuk është çështje dëshirash. Përmendja e saj, në një kontekst ku fliste për shpërnguljen me dhunë të shqiptarve në veriun e Greqisë, sigurisht linte te kuptohej që ishte e shqiptarëve të Çamërisë. Duhet ta themi që është çështja e Çamëve. Është obligative për çdo politikan shqiptar, ka një ligj në Shqipëri që e quan genocid mbi shqiptarët e Camërisë.Nëse do ta shohim, cfarë ka bërë Rama dhe qeveritë para për emigrantët, por mos harroni që kemi instituar shumë që Shqipëria të kishte ministri të diasporës, u bë dhe pastaj e kanë hequr.
Ne gjatë kësaj kohe jemi sjellë me inferioritet dhe nuk na ka shërbyer për marrëdhënie të mira mes dy vendeve. Asnjëherë nuk kemi patur marrëdhënie të mira sepse nuk jemi sjellë me dinjitet dhe reciprocitet. Ne kemi marrë vetëm vulën apostile deri sot. Greqia ka marrë varrezat, marrëveshjen e detit që u rrëzua, ndërkohë për integrimin ka kërkuar gjithmonë haraç. Edhe Berishës për NATO-n i kërkuan marrëveshjen e ujërave.
Marrim rastin e Belerit, erdhi kryetari i Bashkisë së Athinës që mbështeste helenizmit dhe kryetari i Bashkisë së Selanikut. Apo rasti i kandidimit të zotit Beleri, i dënuan për poshtërim të Republikës së Shqipërisë dhe cënim të simboleve kombëtare. 
Nuk e kam problem që hidraulikun e ka marrë Mitsotaqisi dhe po ua ofron qytetarëve europianë grek si përfaqësues në Parlamentin Europian, sepse e mbaroi atë që kishte për të bërë në Shqipëri, të rikthehente konflikt në Himarë ku nuk kanë qenë asnjëherë”, tha Idrizi. 

Burimi