Tubimi para Bashkisë, Teliti thirrje qytetarëve: Dilni të protestoni!

Eksperti i çështjeve ekonomike në PD Dorjan Teliti ka ftuar qytetarët që të protestojnë nesër përpara Bashkisë së Tiranës.
Teliti shprehet se qytetarët duhet të reagojnë, pasi ndryshimi mund të vijë vetëm në këtë mënyrë. “Ndryshimi vjen vetëm duke reaguar. Ngrihu e protesto, të gjithë bashkë nesër në orën 11.00 para bashkisë për të kërkuar transparencë dhe dorëheqjen e Kryebashkiakut të Tiranës”, shprehet Teliti.
Reagimi i ekspertit të ekonomisë në PD Dorjan Teliti:
Do ndryshim? Ngrihu të protestojmë nesër!
❌Ndryshimi nuk vjen asnjëherë nga pushtetarët. Ata duan status quo-n, duan privilegjet që kanë, duan të vazhdojnë në pafundësi të abuzojnë me taksat në kurriz të së ardhmes tonë.
❌Ndryshimi nuk vjen thjesht duke folur me familjarët në shtëpi apo me miqtë e shokët në një kafene.
❌Ndryshimi nuk vjen thjesht duke ëndërruar për të, nuk vjen as duke ndejtur duarkryq.
????????Do ndryshimin? Do ti japësh vetes dhe komunitetit një mundësi reale për jetesë dinjitoze? Do të jetosh në një vend ku në piedestal është njeriu dhe jo korrupsioni 100%?
????Ndryshimi vjen vetëm duke reaguar.
Ngrihu e protesto, të gjithë bashkë nesër në orën 11.00 para bashkisë për të kërkuar transparencë dhe dorëheqjen e Kryebashkiakut të Tiranës.

Burimi