Turi i takimeve me Diasporën, Bledi Çuçi mbledh Grupin e PS

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste zhvilloi sot mbledhjen e përjavshme. Mësohet se kryetari i Grupit, Bledi Çuçi, e nisi fjalën e tij me një falënderim të për deputetët për angazhimin e tyre në takimin që kryeministri Rama mbajti një ditë më parë me bashkatdhetarë në Athinë.
Çuçi kërkoi nga deputetët po të njëjtin përkushtim edhe për takimet e tjera të turit me Diasporën, ku i radhës është në Itali, më 26 maj.
“Të gjithë kolegët që kanë lidhje personale apo elektorale të angazhohen për takimin e radhës në Milano pas dy javësh. Ju kërkoj ta merrni me shumë impenjim“, tha Çuçi.
Mbledhja vijoi më pas me diskutime për agjendën parlamentare, ku Çuçi ndau me deputetët projektligjet dhe marrëveshjet që pritet të dërgohen në seancën e ditës së enjte në Kuvend teksa përsëriti kërkesën për të mos pasur mungesa në mbledhjet e komisioneve parlamentare dhe në seancën plenare.
Më pas disa deputetë ngritën për diskutim çështje të ndryshme komunitare sipas zonave të tyre.
 
j.l./ dita

Burimi