U arrestua dje në Rinas, del para gjykatës indiani i kërkuar nga autoritetet amerikane

Ka dalë sot para gjykatës shtetasi indian Nitin Mishra, i arrestuar ditën e djeshme në aeroportin e Rinasit, pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet ndërkombëtare për trafikim të lëndëve narkotike.

Gazetarja Anila Hoxha ka siguruar foton e iranianit 31-vjeçar në ambientet e gjykatës ku pritet të njihet me masën e sigurisë.
“Si rezultat i veprimeve të koordinuara më parë, Njësia Policore “Mburoja e Përbashkët” ka arritur të lokalizojë dhe të arrestojë shtetasin indian N. M., 31 vjeç, në territorin e Republikës së Shqipërisë, duke bërë ekzekutimin e dy urdhër arresteve amerikane, por dhe kryerjen e hetimeve të tjera sipas marrëveshjeve në fushën e hetimeve penale në fuqi, ndërmjet SHBA-së dhe Shqipërisë.

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe Prokurorinë e Përgjithshme, është duke punuar për ekstradimin e këtij shtetasi drejt SHBA-së”- njoftoi dje policia e shtetit.

Top ChannelLexo me shume