U dhunua për vdekje nga bashkëshorti, babai i Marigona Osmanit: Nuk më treguan që ma vranë vajzën, më thanë ka vdekur në aksident

Vadete Osmani, nëna ndjerës, Marigona Osmani, ka rrëfyer për mediet e Kosovës momentin kur ka parë trupin e pajetë të së bijës.

Ajo ka thënë se kur ka parë kufomën e të bijës, ka parë se i kishin thyer nofullën dhe dhëmbët.

“Mua nuk më kanë kallxu që e kanë vra, më kanë thënë ka vdekë në aksident. Më kanë kallxu qat ditë që e kanë pru, kur e kam çel kufomën e kam pa krejt zi, çika e ka pas nofullën e thyer dhe dhëmbët”, është shprehur nëna e Marigonës, transmeton T7.

Marigona Osmani u vra në Ferizaj nga bashkëshorti i saj Dardan Krivaqa në bashkëpunim me mikun e tij, Arber Sejdiu. 18-vjeçarja humbi jetën nga dhuna e tmerrshme fizike e shkaktuar nga Krivaqa.

Trupi i pajetë i saj u la përpara spitalit të Ferizajt. Policia i ka arrestuar dy personat e dyshuar për kryerjen e krimit në Ferizaj./abncnews.al/

Lexo me shume