U dogj e gjallë nga burri që donte, por Judy Malinowski dëshmoi në gjyqin e vrasjes së saj (fotot)

Nëna e dy fëmijëve nga Ohio, Judy Malinowski mbijetoi në dhimbje për dy vjet pasi i dashuri i hodhi benzinë i vuri zjarrin.

Megjithë dhimbjet e saj gruaja e përdori kohën e mbetur për të luftuar për viktima të tjera nga krevati saj i spitalit, edhe pse kishte djegie në 90 përqind të trupit të saj.
Pa flokë, lëkurë e gishtërinj Judy Malinowski ngriti dorën e deformuar dhe shikonte nga kamera, ndërsa juria nuk arrite të besonte se ishte ende gjallë.

Zëri i saj është i çeliktë, i mbështetur nga një forcë e paidentifikueshme dhe një vendosmëri e trupit për të mos hequr dorë.
Viktima e zjarrvënies fliste në lidhje direkte me avokatin e Michael Slager, i dashuri që tentoi ta vriste.
Disa muaj pas dëshmisë së saj, Judy kishte vdekur, por bisedat e regjistruara do të sillnin një zhvillim historik në gjykatën e Ohio, ku një viktimë vrasjeje po dëshmonte në gjyqin e vetë ngjarjes.
Kjo është ajo që bëri Judy, e cila foli personalisht me gjykatësin dhe jurinë nga varri. Slager u dënua përjetë pa mundësi lirie me kusht.
Rasti i saj tragjik është dokumentuar në filmin “The Fire That Took Her”, i cili ka nisur shfaqjet nga 21 tetori për audienca të limituara.

Historia e gruas nxiti kalimin e ligjit që shton dhe gjashtë vjet burgim për sulmuesit që tentojnë të shpërfytyrojnë viktimat e tyre me substanca si benzina.
Deputetët kaluan unanimisht ligjin që u quajt sipas emrit të viktimës ‘Judy’s Law’ dhe u nënshkrua nga guvernatori me dy bijat e Judy prezente, një javë pas funeralit të saj.
Judy ishte rritur në Ohio, ku ishte kujdesur prej fëmijërisë për vëllanë e motrën e saj, madje kishte fituar dhe konkurse lokale bukurie. Por jeta e saj e lumtur u përfshi nga kaosi kur u diagnostikua nga kanceri në vezore kur ishte ende e re.
Ajo arriti ta mundte sëmundjen por në 2006 doktorët i thanë se ishte rikthyer.
Doktorët kryen operacione histerektomie, por kjo bëri që Judy të bëhej e varur nga qetësuesit dhe drogat opiate në një kohë kur epidemia e këtyre substancave po shpërthente në të gjithë SHBA.
Vetë Judy e thotë këtë në dokumentar, në të cilin përdoren pamje të mara nga familjarët e saj dhe detektivët.
Në dokumentar thuhet se Slager kontaktoi Judy në rrjetet sociale dhe dyshja u bënë të pandashëm që prej takimit të tyre të parë.
Por pa e ditur nga familjarët e saj, Slager kishte precedentë të mëparshëm për vjedhje, dhunë shtëpiake dhe përndjekje.
Gjatë marrëdhënies me të Slager, Judy vijonte varësinë nga drogat. Në film tregohet se ai i blinte asaj drogat, dhe megjithëse ai nuk i përdorte vetë, e bënte gruan të varur e prej tij.
Çifti nisi të konfliktoheshin shpesh dhe në një rast kur Judy po kthehej në klinikën e rehabilitimit në 2015, konflikti i u bë vrasës.
Gjatë konfliktimit në një pike karburanti më 2 gusht të atij viti, Judy qëlloi Slager me një kanaçe dhe ai u kundërpërgjigj duke e lagur me benzinë. Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë sesi Slager shkoi te makina e tij në anën tjetër të rrugës dhe u kthye me një çakmak. Disa sekonda më vonë gruaja ishte në flakë.
Nekrologjia e saj lavdëron “23 muajt e luftës së guximshme të gruas për jetën,” duke theksuar ndryshimin e legjislacionit për sulmuesit që shpërfytyrojnë viktimat e tyre.

FOTO GALERI
1/4

Nena, motra dhe femijet e Judy ne dokumentar duke u lutur per te

Top ChannelLexo me shume