U filmua duke goditur me grusht pasagjerin në një automjet, nisin hetimet për policin e Rrugores në Korçë

Drejtoria Rajonale e AMP Korçë ka nisur hetimet për një efektiv të rrugores i cili është filmuar nga qytetarët duke dhunuar një pasagjer në një automjet. Njoftohet se ndaj inspektorit A. S., nisën veprimet hetimore pas publikimit të videos në rrjetet sociale,

Në video, efektivi i Rrugores shfaqet duke debatuar dhe goditur një qytetar me inicialet A. T., i cili ishte pasagjer në një automjet që ishte ndaluar pasi drejtuesi i saj u konstatua duke përdorur telefonin dhe pa vendosur rrip sigurimi.

Drejtorisë Rajonale të AMP Korçë njofton se është administruar materiali filmik, është marrë kallëzimi i shtetasit A. T. dhe deklarimet e palëve, si edhe është bërë këqyrja e jashtme e këtij tij në prani të mjekut ligjor. /abcnews.al/

Lexo me shume