U frymëzua nga Isa Boletini, nipi i ish-kryeministrit të Kosovës diplomohet me plis dhe veshje kombëtare

Ndryshe nga studentët e tjerë, i riu nga Kosova Drin Çeku mori pjesë në ceremoninë e diplomimit me veshjen kombëtare. Studenti nga Kosova u diplomua në Universitetin e Lichtensteinit dhe në vend të veshjes së zakonshme për diplomim zgjodhi të shkojë me plis dhe veshje kombëtare

Kjo tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, të cilët vlerësuan gjestin e tij. Në një intervistë për “Abc-ja e mëngjesit”, ai tregoi se e ka bërë këtë për atdhedashurinë. Mes të tjerash, ai tregoi se është nipi i ish kryeministrit të Kosovës, Agim Çeku, i cili ka qenë gjithashtu dhe komandant i UÇK-së.

“E kam blerë vetëm për diplomimin. Nuk prisja të më mbështesnin kaq shumë njerëz. Jam ndjerë shumë mirë sepse më kanë ardhur njerëzit dhe më kanë pyetur na trego për këtë. Nuk mu ka dukur sikur jam pa vend.”, tha ai duke treguar më pas se si u frymëzua të vishej si Isa Boletini.

“Pashë në Twitter një artikull të një gazete angleze me një fotot të Isa Boletinit. Shkruhej për të dhe më ka pëlqyer që Isa dhe dy të tjerë ishin me veshje kombëtare. Më pëlqeu kontrasti dhe thashë nëse mundem ta prezantoj veten ashtu do ta bëj.”, u shpreh mes të tjerash Drini. /abcnews.al

Lexo me shume

U frymëzua nga Isa Boletini, nipi i ish kryeministrit të Kosovës diplomohet me plis dhe veshje kombëtare