U gjend brenda një valixhe, dalin pamje të 12-vjeçares para se të vritej

Është publikuar fotoja e një vajzë 12-vjeçare para se trupi i saj të gjendej brenda një valixhe. Vajza e re, e njohur si Lola, u raportua e zhdukur në Paris të Francës, pasi nuk u kthye në shtëpi nga shkolla.

Një hetim për vrasje është nisur pasi trupi i saj u gjet brenda një valixheje plastike, jo shumë larg shtëpisë së saj.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur vajza e veshur me të bardha dhe me çantën e shkollës ka hyrë në ndërtesën ku ajo jetonte.

Ajo hyri në ndërtesë pas një gruaje ku dëshmitarët kanë deklaruar se ishte pikërisht e njëjta grua që u pa të dilte nga ndërtesa me një valixhe në dorë.

E dyshuara kishte veshur pantallona të bardha dhe një bluzë grijë. Kamera tregon se të dyja hyjnë në ndërtesë në orën 15:20 të premten dhe oficerët konfirmuan për mediat franceze se kishin gjetur shenja të një rrëmbimi në bodrumin e ndërtesës.

Trupi i Lolës u zbulua në një rrugë larg nga blloku i banesave në lagjen e 19-të të Parisit. Një banor ka deklaruar se e pa të dyshuarën duke tërhequr zvarrë valixhen rreth dy orë para zhdukjes së Lolës.

Ai tha: E pamë të hynte në ndërtesë, ishte vetëm, e pamë gjysmë ore më vonë me një valixhe, po fliste pak me të gjithë, dukej si e çmendur.

Ajo po mundohej të mbante valixhen, ne menduam se ishte sepse ishte sende të rënda dhe ajo ishte mjaft e dobët, kurrë nuk menduam se ishte një trup…

Ishte ora 17:00 dhe po ecte me atë valixhe, madje ajo e la atë jashtë një kafeneje dhe shkoi në furrën përballë për të blerë një briosh sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Më pak se gjashtë orë më vonë, një i pastrehë kontaktoi policinë duke thënë se ai gjeti valixhen me trupin e Lolës rreth orës 23:30 në Rue d’Hautpoul.

Policia ka bërë disa arrestime duke përfshirë të gruan që u pa të dilte me valixhe dhe të pastrehin. /tvklan.al

Lexo me shume